Halimi: Videoja s’u transmetua e gjitha nga frika

“Partia Demokratike, pas denoncimit që Kryetari i saj Z. Sali Berisha i bëri atij manipulimi, vlerëson transmetimin që ky kanal televiziv i bëri videos së manipuluar, duke nxjerrë në pah dhe para të gjithë shqiptarëve fytyrën e profesionin e vetëm të Edvin Ramës, si manipulator që nuk ndalet para asgjëje për të trilluar e falsifikuar për kundërshtarin e tij”, tha deputeti demokrat Eduart Halimi.
Partia Demokratike-vijoi ai- thekson se në rast se transmetimi i pjesëve të këputura të videos është bërë nga ndrojtja se mund të përballen me ndonjë proces gjyqësor, “i garanton se çdo gjë që ata do të japin e transmetojnë, s’do të ketë kurrë proces gjyqësor nga administrata e Qeveria Berisha”.
Deputeti demokrat kërkoi transmetimin e të gjithë videos, duke nënvizuar se në të “do të gjeni se kreu i kupolës mafioze që drejton Partinë Socialiste sot, në urrejtjen e tij patologjike ndaj kundërshtarit të tij politik, i ka lejuar vetes të ndërrojë emrat dhe gjinitë e njerëzve, vetëm e vetëm për të akuzuar Kryeministrin e vendit”.
Në fund, deputeti Halimi tha se mediat janë një pasuri e vyer e hapësirës sonë informative, “dhe armiqtë e vërtetë të tyre janë çakejtë dhe padronët që i shndërrojnë në hanxhar të qëllimeve politike”. /S.Ll/Start/
2011-01-15 15:15
[