E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesha: Më 8 maj do të shporren çimkat dhe mafiozët

Duke folur për videon e transmetuar, Besian Pesha, zv/sekretar i Përgjithshëm në LSI, tha se ajo ishte e manipuluar me qëllim nga Prifti – Rama, teksa kërkoi nga PS-ja që të kërkojë ndjesë të thellë për mashtrimin.

“Fakt është se  Partia Socialiste e Shqipërisë është shndërruar tashme nga gjithë kjo histori në Partinë e Spiunëve të Shqipërisë. Prandaj sot është koha për dezinfektim të Partisë Socialiste. Dua t’ju bëj të ditur edhe njëherë këtyre terroristëve politikë, se lufta jonë kundër krimit të organizuar, klaneve mafioze dhe aferave të tyre korruptive nuk ka për tu ndalur në asnjë moment. Sot me shume se kurrë është koha për Dezinfektimin e Bashkisë se Tiranës nga parazitet që i janë ngjitur prej vitesh dhe thithin paratë e popullit me tubat e pluhurit te krimit”, tha ndër të tjerash ai.

Pesha tha se kreu i LSI-së do të përballet me akuzat duke fituar betejën morale dhe juridike, teksa shtoi se po afron 8 maji, ditë kur do të largohen çimkat dhe mafiozët e grupuar bashkë rreth Priftit të “ngratë”. “Shqipëria as nuk mund e as nuk do të mund të merret peng kurrë nga montatorë videosh e mjeshtra të shantazhit modern, Shqipëria është dhe do të mbetet e shqiptarëve”, përfundoi zyrtari i LSI-së./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-15 15:39
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›