Shalsi: Meta bëri një shfaqje të turpshme

Dorëheqja e Ilir Metës-tha Shalsi-ishte thjesht një manovër për të mbajtur në këmbë koalicionin, por ky koalicion dhe regjizori i tij Sali Berisha do ta marrin përgjigjen në 21 janar.
“Sot shqiptarët janë të neveritur më shumë se kurrë, jo vetëm nga Ilir Meta, por dhe nga Sali Berisha. Unë jam këtu për të thënë se shfaqja e Ilir Metës, këtij matrapazi të paskrupullt, në atë komitet të ndjesë pastë Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte një shfaqje e turpshme, e një njeriu të dëshpëruar, të marrë fund. Largimi i Ilir Metës ishte thjesht një manovër për të mbajtur në këmbë koalicionin e vjedhjes dhe zhvatjes së Shqipërisë, për të mbajtur në këmbë këtë bandë që dita ditës po rrënon dhe varfëron jetën e çdo shqiptari të ndershëm”, theksoi ai.
Sipas Shalsit, “matrapazi Ilir Meta dhe bosi i tij Sali Berisha mendojnë se mund të vazhdojnë të tallen me shqiptarët, por gabojnë dhe përgjigjen do e marrin nga vetë shqiptarët në 21 janar. Pasi një gjë është sot e qartë: ka ikur matrapazi Ilir Meta, por nuk ka ikur blloku i pisllëqeve që është në dorën e Sali Berishës”./S.Ll/Start/
2011-01-15 15:53
[