E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi-Vietti: Integrimi kërkon drejtësi të pavarur

TIRANE- Integrimi europian kërkon një drejtësi të pavarur, autonome dhe efikase. Deklarata vjen nga zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italiane Michele Vietti, pas takimit me ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi.

"Ne kërkojmë të vazhdojmë këtë bashkëpunimin institucional sepse kemi besim tek Shqipëria si një faktor kyç në stabilitetin gjeopolitik të rajonit. Ne do të donim ta mbështesim Shqipërinë në integrimin e saj drejt BE-së dhe për të gjitha këto është e rëndësishme të kesh një drejtësi që funksionin. Kemi nevojë për një drejtësi që është e pavaruar dhe autonome, që është efikase për t’i dhënë pergjigje kërkesave të qytetarëve dhe të jetë e fortë në luftimin e fenomenit të korrupsionit", theksoi  Vieti.

Zyrtari i lartë italian e konsideroi këtë takim shumë të frytshëm si në kuadër të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit institucional, në të cilin Këshilli i Lartë i Drejtësisë së Italisë ka dhënë ndihmën e tij në përparimin e mëtejshëm të reformimit të sistemit gjyqësor në vend.

Ministri Halimi nga ana e tij e informoi zv/shefin e Magjistraturës Italiane për reformat e ndërmarra në sistemin gjyqësor për dixhitalizimin e tij, instalimin e sistemin audio-recording në çdo sallë gjykimi si dhe përfundimin në kohë të dixhitalizmit në sistemin e noterisë dhe përmbarimit si dhe bëri prezent planet e afërme për realizimin e instalimit të sistemit video-recording në sallat e gjykimit.

"Shkëmbyem ide jashtëzakonisht të rëndësishme për reformat që kanë të bëjnë me disiplinimin dhe promovimin e gjyqtarëve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bazuar në profesionalizëm dhe meritokraci",- deklaroi Halimi.

Zv/kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italiane, në takimin që pati më ministrin shqiptar shoqërohej nga Ambasadori Italian në Shqipëri, Massimo Gaiani.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkeljet, Ministria e Drejtësisë procedim disiplinor për 8 gjyqtarë VIDEO: Halimi-Vietti: Integrimi kërkon drejtësi të pavarur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›