Halimi letër Topit: Revoko propozimin për nënkryetarin e KLD, antikushtetues

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi e ka cilësuar si antikushtetues propozimin e bërë dje nga presidenti Bamir Topi për nënkryetarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në një pronocim për mediat, ministri Halimi ka theksuar se do t`i drejtohet zyrtarisht presidentit në lidhje me këtë çështje.
“Propozimi i presidentit për nënkryetarin e KLD-së është anti-kushtetues. Do t’i drejtohem zyrtarisht presidentit për këtë çështje dhe në orët në vijim do t’ju informoj”- ka theksuar në pronocimin e tij të shkurtër ministri Halimi.
Presidenti Topi dhe njëkohësisht kryetari i KLD-së propozoi dje Ilir Mustafajn, si pasues së Kreshnik Spahiut pas shkakrimit të këtij të fundit.
Mbledhja e KLD-së e cila u zhvillua ditën e hënë nën drejtimin e Presidentit Topi, njëherësh kryetar i KLD-së është zhvilluar me dyer të mbyllura pasi është hedhur poshtë kërkesa e ministrit të drejtësisë Eduart Halimi që ajo të zhvillohej e hapur për mediat.