Presidenti i ri, Beja në News24: Nuk më kanë propozuar
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Beja i ftuar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, u ndal të komentojë votimin në Kuvend të zëvendësuesit të Kreshnik Spahiut në KLD, Elvis Cefa.
Ndryshimi i votimit në momentin e fundit, nga votim me kuti në atë elektronik, për Bejën është një procedurë normale, e cila u praktikua pasi opozita nisi të tensiononte seancën.
“Në Kuvend nuk mund të bësh provë force. Po pate deputetet ke votat, ne nuk kishim dyshim tek numrat. Gjithmonë është votuar me elektronikë, ata donin me kuti, por konkluzioni del më vonesë e ata filluan nga kundërshtimet pa nisur votimi, prandaj e ndryshuam", tha ai.
Për Bejën, ky votim ishte “ i hapur dhe i ligjshëm”.
Në lidhje me përplasjen mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidencës për zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së, Beja theksoi se nuk është mirë të ndizen konflikte për çështje që përcaktohen në Kushtetutë.
“Është e drejta e presidentit për të propozuar nënkryetarin, por do të zgjidhet me votim në KLD. Përbërja e KLD-së është një çështje që përcaktohet në Kushtetutë dhe jo një çështje që mund ta interpretosh në mënyra të ndryshme. Nuk është mirë të bëhen shkak konflikti çështje që i takojnë Kushtetutës. Duhen respektuar institucionet që të funksionojnë.”- u shpreh Beja.
Kryetari i komisionit të jashtëm parlamentar komentoi edhe akuzat e fundit ndaj kryeministrit për bllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën. Sipas tij, opozita nuk duhet të sulmonte pa marrë informacione dhe fakte rreth çështjes në fjalë.
“Opozita mund të kërkonte interpelancën, por jo të dalë përpara popullit pa marrë vesh se cilat janë letrat. Opozita mund të bëjë publike gjithçka nëse zbulon shkelje, por jo të dalësh me sulmin maksimal pa ditur asgjë. Duhet të shikohen gjërat, si është puna. Jo çdo gjë është vetëm luftë, tension, përplasje. Konfirmo, vërteto, përpiqu të mbledhesh fakte, jo me vrap.”- deklaroi Beja.
PRESIDENTI I RI NGA PD, POR ENDE S’KA EMRA
Anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, Beja ka folur edhe për presidentin e ardhshëm, zgjedhjen e të cilit e propozon vetëm në frymën e Kushtetutës.
“Zgjedhja e Presidentit duhet të ecë në frymën e Kushtetutës, të ecet për të pasur produktivitet sa më të mirë. Kryetari i shtetit do zgjidhet në përputhje me Kushtetutën dhe brenda parlamentit”, tha ai.
Për Bejën Presidenti i ardhshëm do të jetë nga radhët e PD. “Palët duhet të zgjedhin një president me 84 vota e lart. Presidenti do zgjidhet nga radhët e mazhorancës”, shtoi ai.
I pyetur nëse do të pranonte ai të ishte kreu i ri i shtetit shqiptar, gjithmonë nëse këtë gjë ia propozon kryeministri Berisha, Beja u shpreh “Jo, nuk kam bërë asnjë bisedë, për këtë ende nuk kemi diskutuar me strukturat drejtuese. Ka nisma, sugjerime, mendime por këto nuk kushtëzojnë grupin. Cështja përcaktohet brenda grupit. Grupi del me një qëndrim”.
(ma.ar.er.nu/BalkanWeb)