Angli, birrë dhe shampanjë vidhen në parlament!
LONDËR- Birrë, shampanjë, vegla për riparime biçikletash dhe një buqetë me lule janë pjesë e morisë së objekteve të vjedhura gjatë muajve të fundit në parlamentin britanik, sipas një raporti zyrtar të publikuar sot.
Inventari përfshin gjithashtu një pasaportë, një printer, dy iPad, rreth 10 kompjutera, një orë, një medalje, dy telefona celularë, dy çanta dhe një raft plot me libra.
Pallati Westminster, i famshëm për orën Big Ben, mendohet të ruhet rreptësisht, me policë të armatosur të vendosur në hyrje dhe të cilët mbikëqyrin në labirintin e korridoreve.
Lista e pasurisë së vjedhur u publikua pas një pyetje të një deputeti laburist, Keith Vaz, anëtar i Komisionit të Punëve të Brendshme, të cilit i kishin vjedhur një kompjuter dhe një iPad në zyrën e tij vitin e kaluar.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)