Julian Assange, intervistë me liderin e Hezbollah-ut
MOSKE - Lideri i grupit militant Hezbollah, ishte i intervistuari i parë në emisionin e drejtuar nga themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange për televizionin rus “Russia Today”.
Sheiku Hassan Nasrallah deklaroi se grupi i tij do ta kishte për nder të ndërmjetësonte lidhur me krizën në Siri, duke bërë thirrje për një zgjidhje politike. Sipas kreut të Hezbollah-ut, presidenti i Sirisë është shumë i vendosur për të kryer reforma radikale dhe sipas tij, vendet e tjera po e nxisnin konfliktin duke refuzuar negociatat me qeverinë e Damaskut. Hezbollah-u e ka mbështetur presidentin sirian Bashar Al Assad që nga fillimi i krizës.
Kjo ishte ntervista e parë e një cikli prej 12 episodesh të një serie dokumentarësh të quajtur “Bota Nesër”, e cila pritet të ketë protagonistë disa prej personazheve që ngjallin më shumë debat në botë.
Sipas Assange, të ftuarit e tij do të jenë njerëz, që në rrethana të zakonshme nuk lejohen të flasin.
(er.nu/BalkanWeb)