Halimi prezanton dy sistemet dixhitale në Ministrinë e Drejtësisë: Mbajtëm premtimin
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka prezantuar sot dy sistemet më të reja dixhitale në ministrinë e Drejtësisë, atë elektonik për Shërbimin e Provës dhe ate për dosjet e të dënuarve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Halimi duke sqaruar përparësitë e dy sistemeve.
Grupi i talentuar i bashkëpunëtoreve të mi, përfundoi sot dy prej sistemeve elektronike më të dobishme në menaxhimin e kartelave te të dënuarve që janë në burgje dhe atyre në shërbimin e provës. Sistemi elektronik E-GOV CRM SHP për Shërbimin e Provës dhe sistemi E-GOV CRM DPB për dosjet e të dënuarve në Drejtorinë e Përgjithshme te Burgjeve, janë dy sistemet më modern të administrimit dixhital të arkivës dhe gjendjes aktuale të personave që vuajnë një dënim penal. Sistemet elektronike do të bëjnë që të menaxhohen më lehtë dhe në kohë reale të dhënat e të dënuarve, do të rrisin kontrollin mbi të gjitha lejet që jepen në burgje, mbi të gjitha raportet e sociologeve në shërbimin e provës në lidhje me rehabilitimin, do menaxhohen rastet e korrupsionit eventual, rastet e verifikimit të takimeve dhe kontrolleve në burgje ka theksuar Halimi.
Gjithashtu Halimi ka shtuar se ky është një tjetër premtim i mbajtur për dixhitalizimin në kuadër të transparencës.
Kam qenë dhe jam gjithmonë i bindur se dixhitalizimi rrit transparencën dhe transparenca rrit përgjegjshmërinë e çdokujt përballë ligjit,duke reduktuar korrupsionin dhe ndihmuar në sigurinë publike të qytetareve. Këto sisteme përmbajnë elementet me të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, duke respektuar privatësinë e të dënuarve dhe të të gjithë përdoruesve të tjerë të interesuar. Nga 1 shtatori ato do të zbatohen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Kjo ishte reforma e fundit që kishim premtuar të realizonim këtë vit në fushën e dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë. I jam mirënjohës cilitdo që besoi në projektin e drejtësisë dixhitale si mundësia me e mire për të ofruar shërbime cilësore dhe transparente pë çdo qytetar. Fal kontributit të nëpunësve të administratës ne realizuam çdo projekt të premtuar, patëm arritje te rëndësishme dhe një qeverisje të suksesshme. Ju faleminderit të gjithëve! ka përfunduar Halimi.