E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, emërohet një femër në krye të Forcave Ajrore

Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar ish asistenten e sekretarit të mbrojtjes si sekretare të Forcave Ajrore.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Deborah Lee James është zgjedhja e Obamës për zëvendësimin e Michael Donley i cili ka dalë në pension në qershor.

Nëse konfirmohet nga Senati, James do bëhet një nga femrat e pakta që do shërbejë si udhëheqëse e lartë civile e një prej degëve të forcave të armatosura të SHBA-ve.

Ajo do të jetë femra e dytë që do shërbejë si sekretare për Forcat Ajrore.

Emërimi i saj është bërë teksa ushtria po përballet me skandalet e sulmeve seksuale, shkurtimeve buxhetore dhe tërheqjen e trupave lufarake amerikane nga Afganistani.

James momentalisht punon për një kontraktues të mbrojtjes ndërsa ka mbajtur detyra të ndryshme gjatë karrierës së saj 30 vjeçare në qeveri dhe sektorin privat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›