E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Ka celulë antiamerikane në Shqipëri. Në 21 janar, vrasje nga pakujdesia. Politikanët, Berisha njëshi, Nano dyshi

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu, ka zbuluar  pas 21 janarit se ka ekzistuar një celulë anti-amerikane në Tiranë, me drejtues, mbështetje biznesi dhe makineri, siç shprehet. Gjatë një interviste për emisionin Tonight të Ilva Tares në Ora News, Arvizu bën një renditje edhe për 20 vite politikë dhe sipas tij numri 1 është Sali Berisha, numri 2 Fatos Nano, etj. Për 21 janarin, thotë: Ajo që unë dua të shoh një ditë është që zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të njoftojë për publikun individët që do të akuzohen për x gjë, p.sh. për vrasjet e kryera nga pakujdesia, apo përdorimit të forcës.

Sipas disa zërave, qeveria shqiptare nuk gëzon besim te anëtarët e NATO-s përsa i përket informacionit konfidencial. Sipas këtyre zërave, SHBA janë të shqetësuara për reformat e propozuara për inteligjencën dhe antispiunazhin. Është e vërtetë kjo?
Kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë, ne nuk komentojmë, ndërsa për këtë çështje do të thosha se nuk jam i njohur me këtë raport.
Ju jeni i njohur me propozimin e qeverisë për të ndryshuar ligjin e SHISH-it. Si është bashkëpunimi juaj me SHISH-in?
Më duhet të mos bie dakord plotësisht, pasi bashkëpunimi me SHISH-in është i shkëlqyer. Në shumë mënyra, përsa u përket aftësive, SHISH përballet me të njëjtat kufizime që shumë prej institucioneve të tjera përballen sa i përket trajnimit, pajisjeve, personelit etj. Bashkëpunimi i përditshëm me SHISH-in është i shkëlqyer, zoti Shaqiri është një drejtor i shkëlqyer. Do të shpresoja që nëse nivelet e ndryshme të bashkëpunimit me agjenci të tjera do të ishin në të njëjtin nivel me atë të SHISH-it, do të isha shumë i kënaqur.
Ka nevojë të reformohet SHISH?
Kam dëgjuar për drafte të ndryshme, versione të ndryshme. Disa njerëz, madje, e kanë mohuar. Nuk është mirë të komentosh për një projektligj të cilin ende nuk e ke parë. E shikoj SHISH-in si një partner të vlefshëm të SHBA dhe çdo gjë që mund të forcojë rolin e tij si një institucion të pavarur është diçka që unë do të bija dakord.
A keni të njëjtën pritshmëri dhe sugjerime për selinë blu?
PD-ja ka ide, ka platformë, por ka mungesë kredibiliteti. Le të flasim për luftën ndaj korrupsionit, ose për sundimin e ligjit. Nuk ka dyshim që zoti Berisha dhe anëtarë të qeverisë së tij kanë sjellë propozime konkrete për të luftuar korrupsionin. Ai flet shpesh për këtë. Ai mund ta shpjegojë edhe më mirë se unë këtë punë. Nëse flasim për njerëzit, nëse ata janë blu apo rozë dhe do të flisnim për korrupsionin, a po përmirësohet, po përkeqësohet, apo qëndron i njëjtë? Ajo që thonë njerëzit është se nuk ka përparim, njerëzit thonë që qeveria po përpiqet, shumë mendojnë se situata është e njëjtë apo po përkeqësohet. Këshilla ime për qeverinë është që duhet të ketë një përpjekje më të konsiderueshme për të luftuar korrupsionin.
PS ka shprehur keqardhje për ndryshimet kushtetuese dhe ka kërkuar ndryshime riparuese. Cili është qëndrimi juaj?
Kur flasim për ndryshime kushtetuese, ato duhet të jenë të hapura, nuk duhet të ketë tabu përsa i përket të folurit për Kushtetutën. Kushtetuta e SHBA është amenduar në një numër shumë të kufizuar, 27 apo 28 herë. Sa u përket diskutimeve mbi reformën kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor, duhet të ndodhin në mjedis të hapur, në televizion, në shtyp.
Vitin tjetër do të kemi zgjedhjen e Presidentit të ri apo atij aktual. Mendoni se do të ketë një president konsensual me 84 vota?
Të dyja palët duhet ta diskutojnë një President konsensual. Nëse debati do të kthehet dhe do të marrë një kthesë çështja e Presidentit konsensual, kjo do të sillte një krizë në vetvete. Është mirë të ketë një marrëveshje që të lehtësohet tensioni. Nuk e kam përgjigjen për këtë. Është një gjë që u përket partive. Ajo që shqiptarët duan në rolin e Presidentit është se ata nuk duan dy burra që të zihen me njëri-tjetrin, por nuk duan dhe një figurë që aprovon dhe firmos atë që thotë pala tjetër. Të pasurit e Kryeministrit dhe Presidentit është një koncept shumë i mirë për Shqipërinë. Njerëzit duhet të kuptojnë se cila është mënyra që kjo të funksionojë.
Mund tju pyes se çmendim keni për Berishën si burrë shteti?
Nëse do të kishte një figurë dominuese politike gjatë 20 viteve të fundit, do të thosha se janë dy persona shumë të qartë, nr. 1 dhe nr. 2. Numri 2 është Fatos Nano, ndërsa numri 1 është zoti Sali Berisha, sepse ka pasur shumë politikanë të mirë, ata që janë shfaqur në skenë në vitet 90. Zoti Berisha është një person që ka ditur të mbijetojë politikisht në këto 20 vjet, ka qenë me të vërtetë një politikan i jashtëzakonshëm, ka qenë në pushtetin më të lartë, e ka humbur plotësisht këtë pushtet dhe ka ditur të rikthehet. Ai ka ndryshuar shumë nga ai i fillimit të viteve 90. Njerëzit mund të emocionohen, të nxitohen, në një shoqëri demokratike kjo është pjesë e lojës dhe duhet të pranohen si një pjesë normale e diskursit politik.
Çfarë mendimi keni për kreun e opozitës, zotin Rama?
Mendoj se zoti Rama është një individ vërtet shumë tërheqës, mahnitës. Kam shpenzuar orë të tëra me të  dhe gjatë kësaj jave do të darkoj me të. Një gjë që do të dojë të thotë se ai nuk është politikan, por është artist. Ai ka pasur një karrierë fantastike, ai ka ndarë me mua disa prej historive të tij, për vitet në Francë, për pasionin e tij si artist, sepse i përket një brezi të ndryshëm nga zoti Berisha dhe Nano. Ai më ka treguar se si puna e tij e parë në administratën publike ka qenë si ministër i Kulturës ka qenë shumë popullor. Ka qenë zgjedhur tri herë si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ishte kaq ngushtë në rezultat për tu zgjedhur për herë të katërt. Është një njeri karizmatik dhe është një politikan i jashtëzakonshëm.
Ju pëlqejnë editorialet e tij?
Disa më kanë pëlqyer se sa të tjerët, por pjesa më e madhe më ka pëlqyer.
Si i vlerësoni sulmet ndaj funksionarëve të lartë që mbrohen nga Kushtetuta nga ana e politikanëve dhe maxhoranacës aktuale?
Ndihem i trishtuar dhe i zhgënjyer se ka shumë artificialitet për të gjithë konceptin e krizës politike. Gjatë verës kam shkuar shumë herë në plazh dhe shumë herë kam parë anëtarë të të dyja kampeve politike duke pirë, ngrënë apo tymosur së bashku. Unë u kam thënë se kisha përshtypjen se ju nuk flisnit me njëri-tjetrin. Të jemi të sinqertë. Duket sikur ka një lloj teatraliteti dhe sikur po bëjnë një farë loje mes tyre. Është një opinion-shkruajtës shumë i mirë zoti Fatos Lubonja, të cilin unë e pëlqej shumë. Disa njerëz mendojnë se është i mrekullueshëm, disa të tjetër thonë: Oh ky!. Mendoj se njerëzit duhet të lexojnë disa prej shkrimeve që ai ka shkruar. Ai është shumë kritikues ndaj të dyja palëve që janë përfshirë në këtë lojë që duket si konkurs mes dy bandave që janë duke injoruar nevojat e njerëzve.
Le të kthehemi tek 21 janari. Në datën 22 janar ju keni bërë një deklaratë për këtë ngjarje. Tani, pas 8 muajsh, mund të na thoni se e kujt është përgjegjësia për protestën e 21 janarit?
Ju përmendni një ditë që e ka shumë të vështirë që e ka ndjekur. Ka pasur katër të vrarë dhe shumë persona të plagosur, policë që janë rrahur, ka pasur dhe protestues që janë rrahur nga policia pas demonstratës. Kanë kaluar 8 muaj dhe njerëzit pyesin se çfarë po ngjet. Ajo që unë dua të shoh një ditë është që zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të njoftojë për publikun individët që do të akuzohen për x gjë, p.sh. për vrasjet e kryera nga pakujdesia, apo përdorimit të forcës. Këta persona do të akuzohen për vrasjen e 4 personave. Së dyti, zyra e Prokurorit njofton se në bazë të të dhënave, provave që janë mbledhur gjatë hetimit që këta individë x, y, z janë persona të cilët do të mbajnë përgjegjësi sepse kanë penguar hetimin, kanë fshehur prova, nuk kanë lejuar që hetuesit të zbulojnë të vërtetën lidhur me atë që ka ngjarë dhe së treti, Prokurori i Përgjithshëm njofton se akuza penale do të ngrihen për individët x, y, z, sepse kanë o

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›