E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hallen na e vrau policia"

Lezhe- Familjaret akuzojne policine se ka vrare ciftin e moshuar mbremjen e se henes gjate rrethimit per te kapur Rrok Pjetrin. Madje nje pjese e tyre kane qene mjaft te revoltuar, duke paralajmeruar se nuk do e lene me kaq kete ceshtje dhe vune gishtin tek specialet dhe uniformat blu te Lezhes. Ndoc Daiu, nipi i 75 vjecares File Pjetri, ndersa kryhej ekspertiza paraprake ne vendngjarje, ka replikuar me uniformat blu duke i akuzuar per krim te dyfishte. "Nese e keni kryer ju vrasjen, dijeni mire se ne nuk e leme kete pune. Ka libra sherbimi ne komisariat dhe emrat gjenden se kush ka qelluar", paralajmeroi ai uniformat blu. Ne nje interviste per gazeten "KJ", Ndoci shprehet i bindur se halla e tij eshte qelluar nga policia dhe jo nga bashkeshorti i saj.

Si e mesuat lajmin e vrasjes se halles tuaj ?

Me ka marre vellai im nga Italia ne telefon, duke me thene, "shko tek shtepia e Rrokut se eshte vrare halla ne dere te shtepise". Ata e kishin mesuar lajmin nga vete Rroku qe i kishte marre ne telefon kur ndodhi ngjarja.

Po me pas si vepruat ?

Kam ardhur menjehere ketu, jam ndaluar nga policia duke mos me lene te rregulloja hallen time, e cila ishte e vdekur, qe te pakten t'i drejtoja trupin.

A moret informacion se si ka ndodhur ngjarja ?

Po, kam marre informacion dhe une kerkoj qe shteti te zbardhe te verteten se kush me ka vrare hallen. Dihet se kush vret edhe vritet, por halla ime eshte vrare padrejtesisht. Policia nuk duhej ta kishte lene te afrohej ne shtepi. Une te pakten keshtu e di, qe ne bote mundohen te mos lene njerez pengje nese nje person rrethohet. Por tek ne ndodh e kunderta, qe te mbrohet personi qe kerkohet, i dergohen njerez te familjes brenda.

Per cilen te vertete flisni ?

Une kam mesuar se kur halle Filja po afrohej tek dera dhe kerkonte te hynte brenda, pas saj ka qene edhe nje polic i specialeve. Atehere me te drejte une kerkoj nje te vertete se, si u vra halla ime dhe s'u vra polici. Po keshtu ajo eshte qelluar me nje plumb te vetem ne trup nga pas shpine. Nese e ka vrare bashkeshorti, nuk kam cfare te flas, por nese e ka vrare policia, ne nuk e leme kete pune dhe do kerkojme te drejten deri ne fund, pasi ajo ishte nje person i pafajshem dhe qe shihte vetem punen e saj.

Ju dyshoni se Filen e ka vrare policia ?

Po, ne dyshojme se halla eshte vrare nga policia dhe jo nga bashkeshorti dhe per kete kerkojme ekspertize speciale.

Bisedoi: Ardian Bushi

Fjalet e fundit te Files pasi e qelloi Rroku

Pretendimet e familjareve te dy viktimave hidhen poshte nga policia vendore dhe vete specialet qe moren pjese ne operacionin e koduar "Gracka", me qellim kapjen e 80 vjecarit Rrok Pjetri. Nje prej forcave speciale te RENEA-s rrefen per gazeten "KJ" aksionin e zhvilluar dhe dinamiken e ngjarjes, pa dashur te identifikohet per shkak edhe te detyres e uniformes.

Si nisi operacioni?

Ka qene pra 18:30 minuta, pasi morem informacionin, terrenin e kishim studiuar me pare dhe e dinim qe ishte e veshtire. Po keshtu personi qe donim te arrestonim njihej si i pabindur dhe i rrezikshem, pavaresisht moshes. Sapo rrethuam banesen, Rroku ka fikur dritat dhe kjo na veshtiresoi operacionin.

Ku ishte bashkeshortja e tij ?

Ka qene duke mbyllur bagetine kur ne jemi afruar. Pasi erdhi ne oborr, kerkoi me insistim per te hyre brenda, por ne nuk e lejuam. Per nje moment ajo u shkeput dhe hyri ne sheshin e oborrit.

Cfare ndodhi me pas?

Filja i ka thirrur disa here Rrokut tek dera, duke i thene se po shkonte brenda per te folur. Por ndersa ka vene doren per ta hapur, eshte qelluar me te shtena automatiku, kurse vdekja ka qene e menjehershme. Mbaj mend ne momentin qe ka marre plumbin, ajo eshte shprehur; "He mo t'u thafshin krahet, gjuajte!", dhe me pas nuk ka folur me. Ndersa ne kemi shpetuar per pak.

A ka qelluar policia mbi banesen e Rrok Pjetrit ?

Jo, nuk ka qelluar, sepse as qe kishim mundesi, pasi ai fiku dritat. Ne keto kushte vendosem qe te nderhynim ne banese me pas. I kemi bere thirrje dhe nuk na eshte pergjigjur, ndersa degjuam vetem nje te shtene te mbytur arme pak minuta pasi ai vrau te shoqen.

"Provat tregojne se eshte vrasje dhe me pas vetevrasje"

Ngjarja e ndodhur ne fshatin Dajc te Lezhes oret e vona te se henes eshte hetuar edhe nga Prokuroria e Lezhes. Burime zyrtare te organit te akuzes bene dje te ditur se eshte kryer ekspertiza ne vendin e ngjarjes ku u vrane File dhe Rrok Pjetri. "Te dhenat e deritanishme flasin qarte dhe ne menyre te pakontestueshme se File Pjetri eshte vrare nga ana e bashkeshortit te saj, nderkohe qe 80 vjecari me pas ka vrare veten", deklaruan burime zyrtare te prokurorise. Ata shpjeguan se te dyja keto konkluzione kane dale nisur nga menyra e vrasjes, si dhe vendit te gjetjes se kufomave. "Dy kufomave u eshte bere edhe ekspertiza mjeko-ligjore dhe ne do te dergojme gezhojat dhe plumbat ne laboratorin e Kriminalistikes ne Tirane, per te dokumentuar gjithcka sipas ligjit", shpjeguan autoritetet e organit te akuzes. Ndersa per pretendimet e familjareve te viktimave ata thane se, "eshte e drejte e tyre te aludojne, por faktet dhe provat flasin ne menyre te pakontestueshme dhe ne nuk mund te dalim jashte materialeve qe disponojme ne dosjen e pergatitur paraprakisht, pasi hetimet jane ne kryerje e siper".

Ceremonia

Edhe pse ceremonia mortore e Rrok Pjetrit do kryhet nga ana e te afermve te tij, pasi nuk kishte femije, vellai i te ndjerit ka njoftuar te gjithe te afermit per ngjarjen e rende dhe po keshtu njerezit e File Pjetrit, me qellim kryerjen e ceremonise mortore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›