Plaku rebel i akuzuar per tre vrasje
Rrok Pjetri njihej nga policia e Lezhes si nje person me precedente penale dhe i denuar per krimin e vrasjes para viteve 90-te. Burime zyrtare bene te ditur se 80 vjecari pothuajse gjithe jeten e tij e kishte kaluar ne burgje. Para vitit 1990 mesohet se Pjetri, ishte arrestuar per krimin e vrasjes dhe kishte kryer nje tjeter ne burg. Pas nje grindjeje ne qeli me nje te ndaluar nga Shkodra, ai e ka vrare, pasi kundershtari e gjuajti me pellembe. Pas daljes nga burgu 80-vjecari ishte vendosur ne fshatin e tij, Dajc dhe nuk dilte jashte banese per shkak dhe te gjakmarrjes.
Gjithsesi nje tjeter konflikt me 19 prill te vitit 2007 do te risillte ne vemendjen e policise te moshuarin. Pas nje konflikti me bashkefshatarin e tij Lazer Nikolli, dyshohet se e ka vrare ate me arme zjarri, per motive pronesie. Shkak eshte bere rrugica e lagjes ku gjendeshin pronat e dy familjeve. Per kete krim Pjetri ishte shpallur ne kerkim, por nuk ishte bere e mundur te arrestohej pasi ai fshihej ne zonen e thelle pa i lene shkak bluve qe ta ndalonin.
Ai mendohet se kthehej here pas here ne shtepi dhe largohej serish gjate oreve te nates. Nipi i tij emigrant kishte investuar per ndertimin e shtepise se xhaxhait, i cili nuk kishte as femije nga martesa me File Pjetrin. Nderkohe qe frika e hakmarrjes pas vrasjes se Lazer Nikollit, e kishte veshtiresuar qendrimin e tij ne banese. I moshuari levizte sa ne nje vend, ne tjetrin dhe tek te afermit e tij.
Policia e Lezhes e mbante banesen nen vezhgim prej disa javesh, ndersa kishte siguruar informatat ne rruge operative per vizitat e shpeshta te Rrokut ne familje. Pikerisht diten kur kremtohej dhe nje feste fetare ne zone, 80vjecari eshte kthyer ne mbremje per e kaluar disa ore me bashkeshorten. Por rrethimi nga policia solli edhe fundin tragjik te ciftit te moshuar.