Frederiku ishte kthyer nga SHBA
Shkoder- Policia zbardh skemen e ekzekutimit makaber te 23 vjecarit Frederik Qerthaci, nga Dajci i Shkodres, ndersa nuk ka ende autore te dyshuar per krimin. Ndersa dje i eshte dhene lamtumira e fundit ne fshatin Mushan ne zonen e Bunes, burime zyrtare thane se nga ekspertiza paraprake rezultoi se i riu eshte qelluar nga nje distance e afert me pistolete dhe automatik, ne pjesen e kokes dhe trupit. Mesohet se Frederik Qerthaci ishte kthyer prej kater muajsh nga emigracioni ne SHBA dhe ne Itali, ndaj policia po heton dhe rreth kesaj piste.
Gjashte vrima plumbash jane numeruar vetem ne koken e 23-vjecarit, ndersa behet e ditur se ai ka pasur plage edhe ne trup, ku jane gjetur 4 plage plumbi, qe i kane sjelle edhe vdekjen e menjehershme. Sipas eksperteve, ndaj Frederik Qerthacit eshte qelluar fillimisht me pistolete ne koke, ndersa me pas me nje bresheri "kallashnikovi". Per te realizuar ekzekutimin, autoret qe mendohet se kane qene me shume se dy persona, kane ngritur nje prite ne zonen ku dhe ai kalonte per te shkuar ne shtepi.
Menyra e vrasjes i ka bere ekspertet te mendojne se autori ka pasur motive te forta per ekzekutimin. "Duke u nisur vetem nga skema dhe plaget e shumta, mund te themi se nuk behet fjale per nje krim per motive te dobeta", tha nje ekspert i policise se Shkodres dje per gazeten "KJ". Por ai sqaroi se nuk perjashtohet nga hetimi pista e nje ekzekutimi mafioz, me qellim percjelljen e nje mesazhi tek persona te tjere.
Ne vendngjarje eshte bere e mundur te gjenden vetem 9 gezhoja, ndersa rezultuan 10 plage plumbash. Policia tha se viktima nuk kishte precedente penale te meparshem apo te dyshohej per aktivitete te paligjshme. Kurse familjaret u shprehen se Frederiku ishte larguar prej tre ditesh nga shtepia dhe shpesh flinte tek shoket e tij. Ne pyetje jane marre pas shoqerimit 20 persona, mes te cileve miq e shoke te viktimes, por nuk eshte ndaluar asnje i dyshuar. Trupi u zbulua nga nje banor i zones pasditen e se henes.
Pistat, gjakmarrja dhe larja e hesapeve
Qe prej dy ditesh policia eshte duke hetuar per te zbardhur rrethanat dhe motivet e krimit qe mendohet se ka ndodhur diten e diel dhe trupi u gjet nje dite me pas. Jane pyetur fqinjet dhe te aferm te viktimes, te cilet mesohet se me shume kane pranuar te heshtin sesa te flasin. Burime policore thane se Frederik Qerthaci ka qene emigrant ne Itali dhe ne Amerike, nga ku mesohet te jete kthyer kater muaj me pare. Gjithashtu si piste hetohet edhe vrasja e Enver Ramadanit (Hysenit) nje muaj me pare, po ne fshatin Dajc dhe po ne te njejten zone, ndersa 23 vjecari ka qene nje prej te shoqeruarve.