"Gracka" qe solli fundin tragjik te ciftit te moshuar
Lezhe- Operacioni i koduar "Gracka" nga policia e Lezhes qe kerkonte te arrestonte nje 80 vjecar te kerkuar per vrasje nje vit me pare, ka perfunduar ne menyren me te keqe te mundshme. Nje cift bashkeshortesh perfundoi i pajete ne harkun e 90 minutave aksion, gjate rrethimit te baneses ne fshatin Dajc mbremjen e se henes. Rrok Pjetri ka qelluar mbi gruan e tij 75 vjecare, Filen dhe me pas rreth mesnates, duke mos pranuar te dorezohej, ka qelluar veten me nje plumb ne gjoks. Ky eshte versioni zyrtar qe ka dhene dje policia e Lezhes, duke hedhur poshte cdo pretendim apo dyshim per vrasje te dyfishte nga blute dhe specialet e RENEA-s dhe FNSH-ve. Rrok Pjetri akuzohej se vitin e kaluar, ne muajin prill, ka vrare pas nje sherri per nje cope toke ku kalonte rrugica e lagjes, bashkefshatarin e tij, Lazer Gjoka (Nikolli).
Operacioni
Dinamika e ngjarjes cilesohet e zbardhur per policine vendore. Sipas drejtorit te policise Lezhe, Mergim Hoxha, operacioni ka nisur pas nje informacioni ne rruge operative, se i moshuari qe dyshohej per nje vrasje fshihej ne banesen e tij ne fshatin Dajc. "Rrok Pjetri, ishte kthyer rreth ores 18:20 ne banesen e tij", tha Hoxha dje per gazeten. Shkak per kete eshte bere dhe nje feste fetare, ndersa ai do te largohej ne mesnate. Rreth ores 22:00 te mbremjes eshte bere dhe rrethimi i baneses, ndersa jane kerkuar perforcime nga FNSH-te e Shkodres dhe RENEA, pasi Rrok Pjetri njihej si nje person me rrezikshmeri te larte shoqerore. Bashkeshortja e te dyshuarit, Filja, sapo kishte mbyllur bagetite ne kasolle.Ajo merrej me mbareshtimin e tyre dhe ne nje moment eshte gjendur e rrethuar nga uniformat blu qe i kane bere shenje te mos levizte. Ndersa ne kete moment policia ka nisur dialogun me 80 vjecarin Rrok Pjetri, ky i fundit duke pare se ishte nen rrethim ka fikur dritat e shtepise. Gruaja e tij File Pjetri ka insistuar te hynte ne banese per te bindur bashkeshortin e saj qe te dorezohej. Ajo i ka thirrur disa here, pavaresisht kundershtimit nga ana e policise. "Jam gruaja jote, po vij brenda qe te flasim se bashku", ka thene 75 vjecarja duke u drejtuar per nga shtepia. Nuk ka marre asnje pergjigje dhe sapo eshte afruar tek dera, eshte qelluar pas shpine nga i shoqi me nje plumb. Por ndersa ajo terhiqej per nga dera e baneses, i moshuari mesohet se e ka qelluar edhe dy here te tjera.
Fundi
Ne keto momente uniformat blu jane vene ne panik, duke mos nderhyre. Kane bere disa here thirrje ne drejtim te 80 vjecarit Pjetri, per vetedorezim, por ai ka refuzuar duke u ngjitur per ne katin e dyte te baneses ne rikonstruksion. Aty mendohet se ka komunikuar ne telefon me te afermit e tij. Drejtori Mergim Hoxha, shpjegoi dje se nga ana e policise nuk eshte qelluar dhe se nje e shtene teke eshte degjuar pas ores 23:00. I moshuari kishte qelluar veten me nje plumb ne gjoks, duke nderruar jete menjehere. Trupi i tij eshte gjetur nga uniformat blu rreth ores 23:20, ndersa mendohej se ai mbante edhe familjare te tjere peng ne banese. Prane trupit ka qene nje arme tip pistolete, automatiku "kallashnikov" dhe dhjete krehra me fisheke. Policia ka perdorur nje qen per te pare nese ne banese kishte persona te tjere dhe nese i dyshuari gjendej aty ne veprim.
Ardian Bushi