Halloween, festohet në të gjithë botën
Më shumë se 100 mijë persona kanë mbushur rrugët e Kauasakit në Japoni për të festuar Halloween, natën ku fantazmat rikthehen në tokë. Nën ritme tekno, njerëzit kishin preferuar të visheshin si personazhe të animuar, MJ, apo dhe si aktorët e Star Wars. Edhe në Angli, pjesë e festimeve për Halloween, një turist vendosi që me minj e gjarpërinj të testojë nervat e atyre që kishin aq guxim sa të hynin në muzeun e varreve. E frikshme, por edhe e bukur. Në një kohë që shumë festojnë sajti Worth 1000 ka zgjedhur që aktorë e politikanë t’i sjellë ndryshe: këtë rradhë me dhëmbë vampirë e gjak.