Zjarri përfshin një kompleks turistik në Shëngjin
Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar plotësisht kompleksin turistik Curri në plazhin e Shëngjinit dhe shkaktoi dëme të mëdha në një hotel tjetër aty pranë, por fatmirësisht pa viktima. Zjarri ra rreth orës 21 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë sipas pronarëve bëhet fjalë për 2 milionë dollarë dëme të shkaktuara. Zjarrfikëse nga Lezha dhe Tirana u dërguan për shuarjen e flakëve, por ndërhyrja e tyre është komplikuar nga 2 cisterna gazi me kapacitet 2 mijë litra, shpërthimi i të cilave mund të sillte pasoja katastrofike.
Zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët, të cilat përfshinë 5 katët e kompleksit turistik Curri si dhe të minimizojnë ato në përhapjen nga njëri kompleks tek tjetri, i cili ndodhet vetem disa metra larg nga vatra ku u shfaq fillimisht flaka.
Në vendngjarje kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Shkodra, Mirdita e Laçi, të cilët kanë mundur të vënë nën kontroll flakët dhe të pengojnë deportimin e mëtejshëm të tyre, ndërsa shuarja është bërë e mundur vetëm në orët e para të mëngjesit.
Nga hetimet e para në vendngjarje mësohet se shkak i rënies së flakëve është bërë një shkëndijë elektrike, e cila ka ardhur si pasojë e luhatjeve të tensionit ndërkohë nga njësitë hetimore nuk përjashtohet dhe zjarrvënia e qëllimshme.