Prifi : Masa ndëshkuese për konçesionarët abuzivë
Një ditë pas takimit me minatorët e Bulqizës, minsitri i Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti deklaron ndërprerje të marrëveshjeve konçensionare me të gjitha ato kompani që nuk zbatojnë ligjin dhe në shkelje flagrante me të nuk kanë respektuar kushtet teknike të punës, duke rriskuar dhe jetën e vetë minatorëve. Duke ju referuar takimit të së premtes me një përfaqësi minatorësh, kreu i dikasterit energjetik deklaroi se në Burrel dhe Bulqizë asnjë konçension nuk vazhdon që prej vitit 2001. Për pasojë, theksoi zoti Prifti ai konçension do të jetë dhe objekt i grupit të punës që ka vendosur të ngrijë ministira e drejtuar prej tij.
Prifti “Në burrel dhe Bulqizë asnjë konçension nuk vazhdon më që nga vitit 2001. Kushtet e sigurisë atje nga ana e kompanisë shqiptare janë jashtë çdo rregulli teknik. Ai koncension do të jetë objekt i këtij grupi pune. Dhe po rezultuan shkelje të marrëveshjes konçensionare dhe mbi të gjitha shkelje të kushteve teknike të siguroheni se ato do të hiqen.”
Gjatë deklaratës për mediat, që sipas zotit ministër do të jenë të përhershme çdo të shtunë në vijim, Prifi u ndal dhe tek ato që ai i cilësoi manipulime në shtypin e shkruar. Sipas tij gazeta “Zëri i popullit” dhe ajo “Tema” fabrikojnë shpifje të nxituara politikisht jo vetëm në lidhje me takimin e së premtes me një grup minatorësh, por dhe kundër anëtarëve të kabinetit të vetë ministrit, përfundoi Prifti deklaratën e tij.