Gjenden në Lazarat 200 kg marijuanë, në kërkim autorët
Në orën 5 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm rreth 200 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në periferi të fshatit Lazarat. Mësohet se policia kishte marrë informacion në mënyrë operative për një shkëmbim të drogës. Policia e Sektorit të Krimeve në Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion rreth orës 05:30 të mëngjesit në rrethinat e fshatit Lazarat të rrethit të Gjirokastrës. Poseduesit e lëndës narkotike kanë mundur të largohen, por duke lënë sasinë e lëndës narkotike, e cila është sekuestruar nga policia. Sipas burimeve të policisë autorët janë në ndjekje dhe pritet arrestimi i tyre. Identitet e tyre nuk bëhen të ditura për arsye hetimi.