Hamami shndërrohet në muze të qytetit

Në vizitën që i bëri Hamamit të Qytetit, kryetari Mustafa tha se pas renovimit ky monument do të shndërrohet në muze të qytetit të Prishtinës.
Kryetari Mustafa tha se me investimet që komuna ka bërë në Hamamin e qytetit dhe Xhaminë e Çarshisë është duke ua rikthyer këtyre monumenteve vlerën kulturore që kanë pasur dhe vlerën shpirtërore që kanë për qytetarët e Prishtinës.
Kryetari Mustafa tha se me investime të tilla komuna do të vazhdojë edhe në objekte të tjera të rëndësisë së veçantë në Prishtinë.
Ndryshe, investimet komplete në renovimin e deritanishëm të Hamamit të qytetit, i cili daton që nga viti 1461, arrijnë shumën e 756 mijë euro, ndërsa investimet komplete në renovimin e deritanishëm të Xhamisë së Çarshisë, arrijnë shumën e 350 mijë euro.