E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker të hënën në Prishtinë

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit, Philip Reeker do të takohet të hënën në Prishtinë me udhëheqësit e lartë politik të Kosovës, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Zyrtari i lartë amerikan, që vjen në Prishtinë, në ditën kur zyrtarisht Grupi Drejtues Ndërkombëtar pritet të përfundojë mbikëqyrjen ndërkombëtare ndaj pavarësisë, do të takojë së pari kryeministrin Hashim Thaçi e më pas edhe presidenten Atifete Jahjaga.

Reeker ka vizituar Kosovën edhe në fillim të këtij viti, ndërsa në deklarimet e tij publike, i ka bërë thirrje vazhdimisht Serbisë që ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›