E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho pret shpërthimin e Modriçit

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, pret që përforcimi i ri, mesfushori Luka Modriç të shndërrohet në idhull të tifozëve në Santiago Bernabeu.

Strategu i gjigantit madrilen shpjegoi se ylli kroat ishte objektivi kryesor i klubit gjatë afatit kalimtar të verës dhe beson se ai ka aftësi të bëhet hero i Los Blancos, pas transferimit në klub nga Tottenham Hotspur në marrëveshje prej rreth 40 milionë eurosh.

“Ai ishte përforcimi i vetëm në të cilin u përqendruam dhe në fund ndihemi të lumtur pasi e sollëm këtu”, deklaroi Mourinho për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“Jam i sigurt se ai do të përshtatet mirë në ekip dhe se tifozët do të mahniten prej tij. Ai ka talent, disiplinë taktike dhe balancë të mirë. Modriç është futbollist ekipor, i cili luan në dobi të ekipit dhe kërkon dhe i gjen bashkëlojtarët e tij në fushë. Ai po ashtu ka prekje të mirë, paksa magjike dhe kjo do t’u pëlqejë të gjithëve në Bernabeu. Ne e transferuam Modriçin në Real sepse të gjithë do të kënaqen duke e shikuar atë në fushë dhe ai do të na ndihmojë të fitojmë”, përfundoi Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›