E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamas: Nuk lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve palestineze

"Ministria do t'i kërkojë llogari çdo personi të përfshirë në këto zgjedhje", kërcënon ministria e Brendshme e qeverisë së Hamasit, e cila kontrollon këtë territor.
     
Ajo kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve në Rripin e Gazës, pasi sipas saj, ato janë thirrur nga dikush që nuk e ka të drejtën ta bëjë një njoftim të tillë, duke iu referuar presidentit Mahmud Abas.
     
Hamasi thekson gjithashtu se nuk mund t'i organizojë zgjedhjet, pasi ato zhvillohen pa miratim kombëtar për pajtimin mes grupeve palestineze.
     
Njoftimi për këto zgjedhje, legjislative dhe presidenciale, është bërë më 24 tetor nga presidenti i Autoritetit Palestinez, konform ligjit themeltar palestinez, që kërkon njoftimin për organizimin e zgjedhjeve tre muaj përpara datës së parashikuar.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›