E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: Xhaferri nuk di ku janë eshtrat e Ismail Qemalit

“Është e pafalshme për një Ministër Kulture, të mos ketë njohuritë më elementare mbi vendndodhjen e eshtrave të njeriut që shpalli pavarësinë e Shqipërisë”, tha zëdhënësja Armela Imeraj.

Ajo shtoi se është edhe “më e pafalshme që një Ministër i kësaj Qeverie të gënjejë hapur opinionin publik duke thënë se po negocion personalisht me palën Italiane një marrëveshje që nuk mund të negociohet, pasi nuk mund të egzistojë”. 

Zëdhënësja e PS-së tha se ky ministër nuk mund të jetë kurrësesi Ministri i Kulturës i Republikës së Shqipërisë. “Niveli kulturor i Xhaferri tregon se ai nuk mund të drejtojë këtë institucion dhe nuk mund të përfaqësojë vlerat kulturore dhe historike të Shqipërisë”, vijoi ajo.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›