Hamasi hedh raketa në drejtim të Izraelit
Gaza -Hamasi ka hedhur raketa sot në drejtim të qytetit Sderot, në jug të Izraelit, në kundërshtim me hyrjen në fuqi të një armëpushimi të njëanshëm, bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite. ''Pesë raketa u hodhën nga Rripi i Gazës, katër prej të cilave ranë në Sderot, por pa shkaktuar viktima dhe as dëme materiale'', deklaroi zëdhënësi.