E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama udhëton me tren për të marrë postin

Gaza -Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama mbërriti dje në Uashington, ku do të marrë presidencën e 44-t të SHBA-së. Njësoj si presidenti i parë Abraham Linkoln, për të cilin ka shprehur se dëshiron të ndjekë rrugën e tij, Obama udhëtoi me tren që filloi në Filadelfia dhe mbaroi në kryeqytetin federal. Barack Obama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Michelle që festoi dje 45 vjetorin e lindjes, me vajzat e tij Sasha dhe Malia gjithashtu dhe me zëvendëspresidentin Joe Biden. I zgjedhur më 4 nëntor, Barack Obama do të bëhet të martën i pari president me ngjyrë në historinë e SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›