Arrihet marrëveshje e gazit Moskë-Kiev
Gaza -Është arritur marrëveshja për gazin midis Moskës dhe Kievit. Kryeministri rus, Vladimir Putin dhe homologia e tij ukrainase, Julia Timoshenko nënshkruan marrëveshjen në fjalë, që parashikon rifillimin e shpejtë të furnizimeve për Evropën, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë. ''Putin dhe Timoshenko ranë dakord që Ukraina të paguajë çmime evropiane për gazin e saj, më pak se 20 për qind, për këtë vit'', deklaroi Dmitri Peskov.