E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamasi i gatshëm për zbatim të marrëveshjes me Izraelin

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës thonë se janë të gatshëm për implementimin e marrëveshjes me Izraelin, që ishte ndërmjetësuar nga Egjipti.

Kjo shpalle u bë pasi në fillim të kësaj jave u vranë tetë palestinezë, nga sulmet ajrore izraelite, ndërsa disa izraelitë janë lënduar nga disa sulme me predha dhe raketa të shkrepura nga Gaza në Izrael.

Shpërthimi i armiqësive aktuale paraqet edhe dhunën më të keqe ndërmjet dy palëve për disa muaj.

Krahu i armatosur i organizatës islamike Hamas, tha se është gati t`i ndalë luftimet, nëse Izraeli e ndalë atë që u cilësua si “agresion”.

Krahu i armatosur, i quajtur Brigadat e al-Qasamit, tha se edhe grupet e tjera të armatosura do ta respektojnë marrëveshjen.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka hedhur poshtë ekzistimin e marrëveshjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›