E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja Arabe kërkon riforcimin e planit Annan në Siri

Lidhja Arabe kërkon rishikimin e mandatit të Kofi Annanit në Siri, me qëllim që komuniteti ndërkombëtar të jetë i sigurt se palët do t`i binden planit të paqes, deklaroi numri dy i Lidhjes Arabe, Ahmed Ben Helli në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.

"Për të ndërmarrë sa më mirë këtë plan ne do të gjejmë një mekanizëm të ri kur mandati i të dërguarit special të OKB-së dhe Lidhjes Arabe do të rishikohet në mënyrë që ne të jemi të sigurt që të gjitha palët respektojnë planin``, deklaroi Ben Helli, sipas agjencisë së lajmeve.
Si rrjedhojë e kufizimeve dhe përshkallëzimit të konfliktit, misioni vëzhgues i OKB-s u tërhoq nga vendi gjatë javës së shkuar.

Më shumë se 15 mijë persona kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të luftës në vendin arab me 22 milionë banorë, për një mesatare tronditëse prej më shumë se një mijë të vrarësh në muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›