Hamasi kërkon ndihmë në Iran
Teheran -Një delegacion i nivelit të lartë i Hamasit ka mbërritur në Iran, për të kërkuar mbështetje rajonale për forcimin e grupit, pas invazionit izraelit në Gaza, njoftoi një zyrtar palestinez. Delegacioni i kryesuar nga lideri i Hamasit, Khaled Meshaal do të takohet me liderin suprem iranian, ajatollahun Ali Khamenei dhe presidetin Mahmud Ahmadinexhad. Hamasi ka qenë në kontakte të ngushta me Iranin, mbështetësin e tij kryesor së bashku me Sirinë gjatë sulmit 22-ditor izraelit kundër Gazës, që përfundoi me një armëpushim të deklaruar nga të dyja palët.