E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kenia, 111 të vdekur nga një shpërthim

Nairobi -Një tragjedi e madhe, ku 111 persona kanë humbur jetën, ka tronditur sot Kenian. Zëdhënësi i policisë vendase bëri të ditur se ngjarja e rëndë erdhi pas shpërthimit të një cisterne në lindje të shtetit afrikan. ''Të paktën 111 persona humbën jetën dhe 136 të tjerë u plagosën rëndë nga ky aksident që ndodhi në qytetin e Molos, 150 kilometra në veriperëndim të Nairobit'', deklaroi zëdhënësi i policisë Erick Kiraithe.

''Sipas informacioneve të para të hetuesve, shumica e viktimave po shkonin drejt vendit të aksidentit për t'u furnizuar me naftë'', shtoi zëdhënësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›