E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamasi kundër marrëveshjes me Izraelin

Jerusalem -Grupi palestinez i Hamasit nuk do ta rinovojë marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar me Izraelin për Rripin e Gazës, pakt që i përfundon afati në fund të këtij muaji, thuhej në një deklaratë të bërë publike sot nga drejtuesit e grupit islamik që ndodhen në kryeqytetin sirian.

"Nuk do të ketë rinovim të kësaj marrëveshje armëpushimi pasi afati i saj të përfundojë", citohej në deklaratë një konfirmim i bërë nga lideri i grupit islamik në mërgim, Khaled Meshaal për një televizion të Hamasit.

Lideri i grupit palestinez Hamas ndodhet i mërguar në shtetin sirian. Ndërkohë po sot, dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Qytetin e Gazës për të shënuar 21 vjetorin e krijimit të Hamasit. Lëvizja i Hamas ka marrë kontrollin e Rripit të Gazës vitin e kaluar, derisa mbetet ende në listën e organizatave terroriste për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›