E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e mjekut, Ruçi apelon

Tiranë (start)-Kryetar i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi dhe Kryetarja e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj kanë vizituar këtë të diel, mjekun e plagosur një ditë më parë Agron Ylli. Gjatë vizitës në Spitalin Ushtarak, Ruçi deklaroi se është koha për t’iu ofruar mbështetje bluzave të bardha në vend, i cili theksoi se në 6 muaj janë goditur tre mjekë.

“Ndodhia e djeshme nuk është rastësi, tashmë po kthehet në një fenomen, po kthehet në një fenomen se në harkun e 6 muajve janë sulmuar tre mjek, njëri mbas tjetrit. Ndaj ne jemi këtu të apelojmë edhe ndaj mazhorancës aktuale ndaj politikave diskriminuese të sektorit të shëndetësisë nga qeveria aktuale dhe jo vetëm kaq, por nuk është rastësi që në kulmin e korrupsionit qeveritar, ku qeverisë aktuale ai i ka kapur prej fyti, qeveria aktuale nxjerr dufin duke ndaluar e duke anatemuar bluzat e bardha”-tha ndër të tjerash Ruçi para mediave.

Më tej, ai theksoi se është koha që e gjithë politika dhe e gjithë shoqëria të vihet në mbështetje moralisht, politikisht dhe institucionalisht të bluzave të bardha për të cilat ajo ka kaq shumë nevojë. “T'i themi ndal këtij fenomeni që të mos ndodhë, që kur të kemi halle, të kemi probleme t'i drejtohemi bamirësve popullorë, kur mjekët nuk janë të mbrojtur nga e gjithë shoqëria, kur mjekët dhe mjekësia nuk janë të mbrojtur nga shteti”-vijoi më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›