E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari qëllon me këpucë presidentin Bush

Bagdat -Një gazetar irakian ka qëlluar me këpucë ndaj presidentit amerikan George W. Bush, i cili gjatë fundjavës së kaluar zhvilloi një vizitë të papritur në Irak. Agjensi të ndryshme lajmesh publikojnë incidentin e ndodhur në momentin kur Bush dhe kryeministri Al Maliki kishin dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

E teksa Bush po mbante fjalën e tij lidhur me politikat paqësore të SHBA-ve në Irak gjatë këtyre viteve, një gazetar është ngritur në këmbë dhe pasi ka nxjerrë këpucët, ka qëlluar kreun e Shtëpisë së Bardhë. Menjëherë pas aktit, gazetari bërtit “kjo është një puthje lamtumirëse nga populli i Irakut, qen”. “E tëra që mund të them është se ato janë me nr. 10”, citohet të ketë thënë Bush, sipas agjencisë Associated Press.

Gjuajta me këpucë konsiderohet ofendim në kulturën arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›