Hamburg prezanton Finkun

Hamburg prezantoi Thorsten Finkun për trajner të ri të hënën pas fitores inkurajuese ndaj Freiburgut në Bundesligë, të dielën. Hamburg mbetet në pozitën e fundit në ligë por ka pikë të barabarta me Augsburgun dhe Freiburgun.
Fink u largua nga kampioni i Zvicrës, Basel pasi Hamburgu thuhet se pagoi gati 1 milion euro për lirimin e tij.
43-vjeçari Fink nënshkroi kontratë me Hamburgun deri në qershor 2014. Hamburg asnjëherë nuk ka humbur statusin në ligën e parë gjermane dhe është e vetmja skuadër që ka garuar vazhdimisht në Bundesligë prej krijimit të saj më 1963.