E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamburgu, 6 milionë euro për CanënKjo duket se është oferta e fundit e Hamburgut për mesfushorin Lorik Cana. Lajmi jepet nga faqja football.fr.

6 milionë euro, dhe jo 8-të.  Kjo duket se është oferta e fundit e Hamburgut për mesfushorin Lorik Cana. Lajmi jepet nga faqja football.fr. Ndërkombëtari shqiptar është një lojtar shumë i vlerësuar nga publiku i Olimpikut të Marsejës, edhe pse ai vetë është formuar si futbollist në një klub “armik”, te Paris Sën Zhermeni. Kapiteni i Marsejës, është qartësisht një “bluzë e fortë” e marsejëzëve, por megjithatë trajneri i ri Didier Deshapms nuk dëshiron që ta mbajë. Pikërisht, në këtë situatë del Hamburgu, skuadra gjermane ofron 6 milionë euro për mesfushorin shqiptar. Një ofertë më e ulët sesa ajo prej 8 milionë eurosh, që të gjithë te klubin francez shpresonin.

E Merkure, 24 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›