Boris Raic në provë me TiranënTirana, pas zyrtarizimit të trajnerit kroat Ilija Lonçareviç, është duke testuar mbrojtësin kroat Boris Raic (33 vjeç).

Tirana, pas zyrtarizimit të trajnerit kroat Ilija Lonçareviç, është duke testuar mbrojtësin kroat Boris Raic (33 vjeç). Së fundi, veterani që besohet se do të zëvendësojë në qendër të mbrojtjes Toni Pezon (i kërkuar nga Flamurtarit), ka luajtur me Shibenikun në kampionatin kroat. Sulmuesi më i mirë i Tiranës dhe “Këpuca e artë” e sezonit të kaluar, Migen Memelli ndodhet në Belgjikë për rehabilituar nga dëmtimi në kofshë. E fundit nga kampi i 24-herë kampionëve është zyrtarizimi i Luan Senglës në rolin e zëvendëstrajnerit të Lonçareviçit. Tirana merr pjesë në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve, ku do të përballet me norvegjezët e Stabek.
E Merkure, 24 Qershor 2009