E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo e “huazuar” kundër LahtitDy sulmuesit e saj, Sebino Plaku (18 gola) e Fatjon Sefa (9 gola) janë të dëmtuar dhe “shpikja” dinamovite është huazimi i dy serbeve, Sead Haxhibuliç dhe Mlladen Kërkiç (që të dy nga Apolonia).

Dinamo do të paraqitet në një version të “huazuar” në përballjen me finlandezët e FC Lahti (2 dhe 9 korrik) në turin e parë eliminator të Kupës së Europës. Dy sulmuesit e saj, Sebino Plaku (18 gola) e Fatjon Sefa (9 gola) janë të dëmtuar dhe “shpikja” dinamovite është huazimi i dy serbeve, Sead Haxhibuliç dhe Mlladen Kërkiç (që të dy nga Apolonia). Si i huazuar do të jetë edhe sulmuesi i Shkumbinit, Erjon Mustafaraj. Të shtunën, më 27 qershor (17:30), Dinamo do të zhvillojë një ndeshjen miqësore me Vllazninë (shkodranët luajnë  në Ligën e Europës kundër irlandezve të Sligo Rovers)

SHQIPTARET NË EUROPË

Liga e Kampioneve
Turi i dytë eliminator

Tirana-Stabek

Liga e Europës
Turi i parë eliminator
Sligo Rovers- Vllaznia
Lahti-Dinamo

Turi i dytë eliminator
Flamurtari-Moteruoll/Lanel

E Merkure, 24 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›