E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri dështake ndaj skandinaveveTri fitore në 28 ndeshje. Kaq kanë mundur t’u marrin skuadrave skandinave ekipet shqiptare në Kupat e Evropës.

LEONARD KARAJ (Panorama Sport)- Tri fitore në 28 ndeshje. Kaq kanë mundur t’u marrin skuadrave skandinave ekipet shqiptare në Kupat e Evropës. Partizani, Tirana (17 Nëntori) dhe Teuta, respektivisht ndaj suedezëve të Atvidabergs dhe Hamarbi, si dhe finlandezëve të TPS Turku kanë sigluar të vetmet fitore, që të tria në fushën tonë përgjatë 47 vjetëve pjesëmarrje në kompeticionet evropiane. Duke marrë parasysh statistikat, Tirana dhe Dinamo as që duhet ta mendojnë kualifikimin për në turin tjetër eliminator në Champions League dhe Europa League. Por inkurajues është fakti se përballë do të kenë dy skuadra që jo vetëm lundrojnë në “ujëra të turbullta” për momentin në kampionatet vendëse, por kanë edhe një eksperiencë të vakët në Kupat e Evropës.

Partizani
Më shumë se gjysma e Superligës 2008-2009 është ndeshur me një skuadër nordike (suedeze, finlandeze, norvegjeze ose daneze). I pari ka qenë Partizani, i cili është përballur me suedezët e Norrkoping në sezonin 1962-1963, kur pasi barazoi në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa” 1-1, u mund në Suedi me rezultatin 2-0. Për të ardhur më pas te Kupa e Kupave e 1970-1971, kur “demat e kuq” arritën të eliminonin Atvidabergs të Suedisë (2-0, 1-1). Ndërsa 10 vjet më vonë Partizani do të ndeshej me suedezët e Malmos, të cilët u kualifikuan për në turin tjetër falë një goli të shënuar në fushën e tyre (1-0 në Suedi, 0-0 në Tiranë).

Tirana
Hera e parë që Tiranës, nën siglën 17 Nëntori, i është dashur të ndeshet me një skuadër nordike ka qenë në sezonin 1966-1967. Por asokohe regjimi nuk lejoi udhëtimin e skuadrës drejt Norvegjisë, ku do të përballej me Valerengen. Për këtë arsye, UEFA i dha fitoren në tavolinë 2-0 si në Norvegji dhe në Tiranë Valerengen, duke eliminuar 17 Nëntorin. 20 vjet më pas, më 1988-1989, po në Kupën e Kampioneve, 17 Nëntori pasi kaloi turin e parë, i ra të ndeshej me Goteborgun. Që të dyja takimet u fituan nga suedezët 0-3 në Tiranë, 1-0 në Goteborg. Ndërkohë që 17 Nëntori ka luajtur edhe dy herë të tjera ndaj skuadrave skandinave, por në Kupën e Kupave. Në 1983-1984 bardheblutë fituan takimin e parë në Tiranë 2-1 ndaj Hamarbit, por humbën 3-0 në ndeshjen e kthimit. Më pas më 1986-1987, barazoi me Malmo 0-0 në “Qemal Stafa” dhe u mund 2-0 në ndeshjen e dytë.

Flamurtari
Vlonjatët janë ndeshur dy herë në historinë e tyre me skuadra nordike. Në 1985–1986 Flamurtari merrte pjesë në Kupën e Kupave dhe përballej me Helsinkin (1–2, 3-2), që të dyja takime të fituara nga finlandezët. Ndërsa në 1991-1992 vlonjatët u eliminuan sërish nga Goteborgu, por ketë herë falë golit në fushë të huaj. Takimi në Suedi pati përfunduar 0-0, ndërsa ai i kthimit në Tiranë, 1-1.

Të tjerat
Ekipet e vetme që kanë mundur të gjunjëzojnë skandinavët janë Besa e Kavajës dhe Teuta e Durrësit. Verdhezinjtë në daljen e tyre të parë në Evropë, më 1972–1973, në Kupën e Kupave, eliminuan Fremad Amager falë golit në fushë të huaj (0-0 në Shqipëri, 1-1 në Danimarkë). Ndërsa Teuta eliminoi finlandezët e TPS Turku më 1995-1996 (3-0 në Shqipëri, 1-0 në Finlandë). Tri skuadrat e fundit që kanë provuar të eliminojnë nordikët janë Elbasani (Labinoti), Vllaznia dhe Dinamo. Shkodranët u mundën në të dyja takimet me të njëjtin rezultat 1-0 nga RoPS. Ndërsa verdheblutë dhe dinamovitët janë eliminuar respektivisht nga Lingbi më 1984-1985 dhe nga Brondbi më 2002-2003, që të dyja takime për kualifikimet e Champions League.

Ndaj skandinaveve

1962-1963/ Champions
Norrkoping (SUE)-Partizani    2-0
Partizani-Norrkoping        1-1
1966-1967/ Champions
Valerengen (NOR)-17 Nëntori
(bardheblutë nuk paraqiten)
1970-1971/ Kupa e Kupave
Partizani-Atvidabergs (SUE)    2-0
Atvidabergs-Partizani        1-1
1972–1973/ Kupa e Kupave
Besa-Fremad Amager (DAN)    0-0
Fremad Amager-Besa        1-1
1980-1981/ Kupa e Kupave
Partizani-Malmo FF (SUE)    0-0
Malmo FF-Partizani        1-0
1983-1984/ Kupa e Kupave
17 Nëntori-Hamarbi (SUE)    2-1
Hamarbi-17 Nëntori        3-0
1984-1985/ Champions
Labinoti-Lyngby (DAN)        0-3
Lyngby-Labinoti            3-0
1985–1986/ Kupa e Kupave
Flamurtari-Helsinki (FIN)    1–2
Helsinki-Flamurtari        3-2
1986-1987/ Kupa e Kupave
17 Nëntori-Malmo FF (SUE)    0-0
Malmo FF-17 Nëntori        0-3
1987-1988/ Kupa e Kupave
Vllaznia-RoPS (FIN)        0-1
RoPS-Vllaznia            1-0
1988-1989/ Champions
17 Nëntori-Goteborg (SUE)    0-3
Goteborg-17 Nëntori        1-0
1991-1992/ Champions
Goteborg (SUE)-Flamurtari    0-0
Flamurtari-Goteborg        1-1
1995-1996/ Kupa e Kupave
Teuta-TPS Turku (FIN)        3-0
TPS Turku-Teuta            1-0
2002-2003/ Champions
Brondbi (DAN)-Dinamo        4-0
Dinamo-Brondbi            0-1

Bilanci: 28 ndeshje; 3 fitore, 8 barazime, 17 humbje. Golavarazhi: 13:40
Shënim: Dy ndeshjet e sezonit 1966-1967 në Kupën e Kampioneve i janë dhënë Valerenges në tavolinë 2-0, për mosparaqitje të skuadrës së 17 Nëntorit në fushën e lojës.

Ndaj britanikëve

1979-1980/ Champions
Partizani-Sëlltik (SKO)    1-0
Sëlltik-Partizani        4-1
1982-1983/ Champions
17 Nëntori-Linfield (NIR)    1-0
Linfield-17 Nëntori        2-1
2003-2004/ Kupa UEFA
Vllaznia-Dandi FC (SKO)    0-2
Dandi-Vllaznia            4-0
1972–1973/ Kupa e Kupave
Besa-Hibernian (SKO)        1–1
Hibernian-Besa            7-1

Bilanci: 8 ndeshje; 2 fitore, 1 barazim, 5 humbje. Golavarazhi: 6 të shënuar, 20 të pësuar.
 

Stabek IF
Portierë: Austbo, Jensen, Knudsen
Mbrojtës: Kjolo, Hoiland, Espen, Risp, Skjonsberg, Segerstrom, Rogne, Olsen, Sigurdson, Stenvoll, Ase
Mesfushorë: Anderson, Hof, Keller, Gomez, Hedenestad, Gromstad, Skjelvik, Diskerud, Anan, Kobajashi, Palmason, Hauger, Farnerud
Sulmues: Berglund, Senkerik, Nanskog, Tomernes
Trajner: Jan Jonson
Aktualisht, vendi i 6-të në renditjen e kampionatit norvegjez me 5 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

FC Lahti
Portierë: Riku, Tuomi, Szentpeteri
Mbrojtës: Eerola, Hara, Toivomaki, Moilanen, Heikinen, Pulkinen
Mesfushorë: Haninen, Vaninen, Heini, Kose, Hauka, Korte, Fofana, Hietanen, Pitkala, Ketunen, Huhka
Sulmues: Litmanen, Vieira, Lansitalo, Kempinen, Velteim, D.Shala, Rantanen
Trajner: Ilka Makela
Aktualisht, vendi i 8-të në renditjen e kampionatit finlandez me 3 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje.

Sligo Rovers
Portierë: Torpej, Kelli, Brush
Mbrojtës: MekKenzi, Noktor, Pirs, Batler, Koleman, Kin, Keohan, Almeida, Ventre, Julian
Mesfushorë: Doherti, Holmes, Finej, Bajdziak, Morrison, Kretaro, Gordon, Boko, Rajan, Kash, O'Gradi, Grin
Sulmues: MekLouglin, Parkhauz, Aisien, Fallon, MekTiernan
Trajner: Pol Kuk

Aktualisht, vendi i 8-të në renditjen e kampionatit irlandez me 4 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje.
 
Moteruell
Portierë: Nielsen, Meldrum, Smith
Mbrojtës: Kuin, Murrej, Hamell, Saunders, MekLean, Kregan, Malkolm, Rejnolds, Klimpl
Mesfushorë: Fitzpatrik, Lasli, Mekan, Hjuxh, Smith, Hutçinson, O’Brajan, Mërfi
Sulmues: Slejn, Sheridan, MekGarri, Saton, Arçdeakon, Klarkson
Trajner: Stefen Kregan

E përfundoi sezonin në vend të 9-të, por u përzgjodh nga UEFA si një nga skuadrat më “fair-play”, ndaj luan në Europa League.

Llanelli
Portierë: Morris, Uilliams, Roberts
Mbrojtës: Sinfield, Tomas, Evans, Filips, Xhons, Korbisiero, G.Tomas, Mumford
Mesfushorë: A.Leg, M.Xhons, C.Xhons, Holland, Vanles, Llojd, Bouen, Hollouej, C.Uilliams
Sulmues: Follous, Pritkard, Grifits, Smoll, M.Xhons
Trajner: Andi Leg

Llanelli e përfundoi sezonin në vendin e dytë në kampionatin e Uellsit me 26 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.

E Merkure, 24 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›