E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamdi Salihi, nga nje yll i Redit ne stolin e Rapidit te Vjenes

Sulmuesi i Rapidit te Vjenes, Hamdi Salihi mundet te jete bere pishman qe u largua nga radhet e skuadres se Riedit, gjate sezonit te kaluar. Shkodrani i sulmit kuqezi, pas nje pjese te pare te sezonit, teksa arriti qe te realizoje plot 14 gola nuk ka qene i preferuari i trajnerit te Rapidit, ne javet e fundit te kampionatit. Skuadra e Rapidit u perball ne fundjave me Riedin, ish-ekipin e Hamdi Salihit. Pavaresisht fazes se pare dhe golave te shumte qe realizoi me ekipin e Rapidit, sulmuesi Salihi nga nje yll qe konsiderohej per tre vite me radhe te Riedi, aktualisht ka mbetur ne stolin e ekipit te tij. Rapidi i Vjenes ndodhet tre jave para perfundimit te kampionatit austriak gjashte pike larg vendit te pare, me shume pak mundesi per te fituar titullin kampion ne Austri. Ne perfundim te kampionatit, Hamdi Salihi pritet te vendose nese do te qendroje apo do te kerkoje qe te ndryshoje destinacionin e tij. Sulmuesi shqiptar nuk mund te qendroje te i njejti ekip, per edicionin tjeter, apo ne kompeticionet evropiane, ne rast se nuk do te marre garancine per te luajtur sa me shume minuta ne radhet e ekipit austriak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›