Portieri i Beselidhjes, godet sulmuesin dhe gjyqtarin
Vazhdojne shfaqjet e dhunes ne fushat tona te futbollit. Mjafton vetem nje lojtar i vetem dhe ne nje ndeshje te Kategorise se Pare mes Beselidhjes e Luftetarit situata ka dale per disa minuta jashte kontrollit. Ne Gjirokaster ne takimin e javes se 25-te te Kategorise se Pare, mes Luftetarit dhe Beselidhjes, portieri i skuadres lezhjane, Bledar Dura reagoi dhunshem ndaj sulmuesit te ekipit vendas, Erald Pustina. Portieri eshte perplasur me sulmuesin dhe ka nderhyre me tej ndaj tij, duke i shkaktuar pasoje te renda, por kryesori Alla pas ketij veprimi te portierit ka nxjerre kartonin e kuq ndaj tij. Portieri ka reaguar me tej fizikisht edhe ndaj gjyqtarit te ndeshjes Alla, duke e kontestuar per nxjerrjen nga fusha. Lojtaret e Beselidhjes dhe stafi drejtues me tej edhe forcat e rendit, kane nderhyre dhe nuk kane lejuar portierin qe te shfaqe tere dozen e tij te agresivitet ne fushe. Megjithate akti i portierit, i pasqyruar edhe nga pamjet filmike, ka lene nje shije te hidhur per tifozet shqiptare, te cilet jane mesuar me ngjarje te tilla, ne fund te cdo jave te kampionatit shqiptar.