E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton-Alonso, “ja ku jemi përsëri përballë”!

Në sezonin tjetër Ferrnando Alonso do të veshë uniformën e kuqe dhe do të ulet nën drejtimin e Ferrarit. Ndërkohë, ish-kampioni i botës në sezonin e kaluar, Ljuis Hamilton, nuk vonon të rindezë rivalitetin ende të pafshehur mirë që prej kohës kur të dy pilotonin “Shigjetat e argjendta”.

“Ai tha se Ferrari ishte ëndrra e tij. Por unë mbaj mend që kur erdhi këtu tek Mek Lareni, tha se kjo ishte ëndrra e tij. Me sa duket, paska shumë të tilla”, deklaroi me ironi piloti britanik.

Dhemë pas ai ka shtuar: “Unë nuk ëndërroj të kaloj tek Ferrari. Të gjithë ata që rriten duke parë Formula 1, zgjedhin një makinë. Dikush pëlqen Xhordanin, makinën e verdhë, një tjetër pëlqen të kuqen. Unë për vete gjithmonë kam dashur këtë të argjendtën”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›