Rikthehet Xhenova, Fiorentina “rrëzohet” përsëri
Nevojitej një fitore për të lënë pas krahëve krizën. Dhe një e tillë ka ardhur në kohën më të mirë. Xhenova mund në shtëpi Fiorentinën dhe tashmë merr frymë e qetë në ajrin e pastër të shkallëve të larta në tabelën e klasifikimit. Vetëm katër pikë kishte marrë Xhenova në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat, kurse Fiorentina vetëm dy në tre përballjet e fundit.
Pas avantazhit nga Paladino, që shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë një gol të mrekullueshëm me thembër dhe barazimit të përkohshëm të Markionit, në fund është Mesto ai që vendos gjithçka me golin e realizuar në minutën e 28-të të pjesës së dytë.
Pavarësisht përpjekjeve të miqve në minutat e fundit, rezultati nuk ndryshoi. Xhenova “ngrë kokën”, kurse Fiorentina mbetet në tokë. Një goditje e rëndë për vjollcët, për të cilët kjo ishte ndeshja e katërt rresht pa arritur tek fitorja.
Xhenova 2 – 1 Fiorentina (Paladino 44’, Mesto 73’ / Markioni 63’)
Genoa (3-4-3): Amelia 7; Papastathopoulos 5, Biava 5,5, Bocchetti 5,5; Rossi 6,5, Milanetto 6, Zapater 6, Modesto 6 (35'pd Esposito); Sculli 6 (28'pd Palacio 7), Crespo 6,5, Palladino 7 (23'pd Mesto 7). Trajner: Xh. Gasperini
Fiorentina (4-3-3): Frey 7; Comotto 5,5, Gamberini 6, Dainelli 6, Pasqual 6 (37'pd Castillo 6); Montolivo 7,5, Donadel 6, Vargas 5,5; Jovetic 5 (10'pd Marchionni 7), Gilardino 5,5, Mutu 5. Trajner: Ç. Prandelli
Gjyqtar: Saccani
Kartonë të verdhë: Biava, Bocchetti / Jovetic