E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ nuk do të djegë fletët e votimit

Vendimi është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili pat bërë të ditur pak javë më parë se fletët e votimit do të asgjësohen, vendim ky që u kundërshtua ashpër nga Partia Socialiste.

 “Nuk kemi thënë asnjëherë që do i asgjësojmë. Kemi thënë, nëse do jetë e nevojshme”, tha Leonard Olli, zëdhënës i KQZ-së. Ndërkohë, më parë, kreu i këtij institucioni Arben Ristani pat deklaruar se do të asgjësohen fletët e votimit.

 “Sigurisht që do të marrim një vendim për asgjësimin e fletëve, pasi kemi përpara zgjedhjet lokale dhe na duhen kutitë e votimit. Kjo vendimmarrje pritet të merret në një nga mbledhjet e KQZ-së, sipas ligjit të miratuar për këtë qëllim”, tha në një deklaratë Ristani më  6 tetor.

Gjithsesi, në bazë të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja është e detyruar të marrë një vendim për djegien e fletëve të votimit. Në Arkivën Shtetërore lihen vetëm procesverbalet e rezultateve të qendrave të votimit në të gjithë vendin.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›