E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hamilton u përgjigjet kritikave

7 herë kampioni i botës i skuadrës së Mercedes, i ndodhur në vështirësi, në këtë fillim sezoni të Formula 1, ka postuar në instagram një mesazh që tingëllon si gatishmëri për t’iu përgjigjur atyre që po e marrin në pyetje pas paraqitjes së keqe në Imola. “Po punoj për kryeveprën time, do të vendos unë se kur do të përfundojë”. Mesazhi i Lewis Hamilton në Instagram për 27.8 milionë ndjekësit e tij është ndoshta një përgjigje ndaj kritikave të fundit.

7 herë kampioni i Mercedesit është tërhequr në garazhin e Mercedesit me mekanikët dhe inxhinierët e makinës së tij, duke punuar, gjë që do të thotë se flaka e konkurrencës nuk është shuar ende. Çmimin e Madh të Emilia Romagna, Hamilton e mbylli në vendin e 13-të, pa mundur të hyjë asnjëherë në konkurrim me të tjerët. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se shoku i tij i skuadrës, George Russell arriti ta mbyllë garën në vendin e katërt, një diferencë që ka nxitur kritikët të reagojnë. Është e qartë se makina W13 ka probleme përsa i përket konkurrencës.

Por fakti që Hamilton e mbylli garën kaq larg nga shoku i ri i skuadrës, nuk mund të mos konsiderohet ashpër nga kritikët. Madje nënvizohet për një gjoja mosangazhim të Lewis pas zhgënjimit të finales së sezonit të kaluar, krahas problemeve të Mercedesit në këtë fillim të vitit 2022, në prani të rezultateve zhgënjyese. Por a është vërtet kështu? Këtyre kritikave, Hamilton, iu përgjigj përmes Instagramit, duke thënë se: nuk ka mbaruar derisa të vendos unë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›