SHBA do vijojë presionet ndaj Rusisë për lirimin e ish-marinsit amerikan

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vijojnë presionin ndaj Rusisë për lirimin e pakushtëzuar të ish-marinsit amerikan Paul Whelan, të burgosur për spiunazh.
Whelan është dënuar në 2020 me 16 vite burg nën akuzën e spiunazhit. Ai u kap me një USB që përmbante një listë të agjentëve sekretë rus. Ndonëse ish-marinsi u deklarua i pafajshëm, ai prentendonte se USB iu dha nga dikush tjetër.
Këtë javë, një shkëmbim i të burgosurve SHBA-Rusi që solli lirimin e Trevor Reed, gjithashtu një ish-marinsi amerikan, solli në qendër të vëmendjes Whelan, raporton Skynews.
/rtsh.al/