E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Zelensky falenderon KE pas propozimit për heqjen e tarifave për importet nga Ukraina

Pak pasi Komisioni Evropian propozoi heqjen e tarifave për importet nga Ukraina, ka reaguar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai ka falenderuar KE për propozimin për pezullimin e detyrimeve të importit për të gjitha produktet ukrainase, për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Zelensky i bën thirrje BE që të ‘përfshijë’ embargon e naftës në sankssionet ndaj Rusisë.

Ndër të tjera, Zelensky ka falenderuar edhe presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›