E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamsik Napoli fantastike te fitosh ne Liverpul

Europa League Liverpuli pa yje ne fushe Hodgson duhet te heqe dore nga Xherrard Torres e Maksi Rodrigues

Napoli fluturon drejt Liverpulit ne ndjekje te endrres asaj qe te beje te heshte Anfield Road. Per te karikuar azzurr-et mendon Marek Hamsik i cili u deklaron sfide Xherrard amp Co. Mezi pres te shikoj qytetin e Bitellsave dhe te zbres ne fushen e lsquoAnfield qe eshte nje nga stadiumet me te bukura te botes. Do jete nje ndeshje e veshtire. Do ishte e mrekullueshme te fitonim atje. Nuk duhet te kete surpriza ne lidhje me formacionin. Mazzarri ka testuar ekipin dje pasdite ne Anfield por duket se do te konfirmoje 11-shen tip te ketij fillimsezoni me De Sanktis mes shtyllave Kampanjaro Kanavaro e Aronika qe formojne repartin difensiv. Ne mesfushe eshte katershja titullare me Maxhio e Dosena ne krahe dhe Gargano e Pacienca ne qender. Ne sulm Hamsik pas dyshes Laveci e Kavani. Ne frontin anglez sikurse ndodhi edhe dy jave me pare Liverpuli do te paraqitet ne fushe me lojtare te linjes se dyte. Torres Xherrard e Maxi Rodriguez jane te lodhur Hodgson nuk duhet ti rrezikoje ne prag te ndeshjes se ardhshme shume te rendesishme te Premier League kunder Celsit te Ancelotit. Pervec tri yjeve Liverpuli do te beje llogarite edhe pa Kajt Kol Ager e Kyrjiakos duke zbritur ne fushe Reinan mes shtyllave Kelly Karrager Skretel Konceski ne mbrojtje Spearing Poulsen Jovanovic e Shelvei ne mesfushe dhe dyshen Babel-Ngog ne sulm. Gjyqtari i takimit do te jete francezi Fredi Fautrel. Mbremja e sotme do te jete e paharrueshme per 5 mije tifoze azzurr-e qe do te ndjekin skuadren ne Angli. Por vetem 2400 jane me bileta. 2600 fansat e tjere sfiden mund ta shikojne vetem nga ekranet e pabeve angleze. Policia angleze ne bashkepunim me ate italiane po mundohen te shmangin aktet e dhunes dhe perplasjes mes tifozerive te tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›