E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi e Vangjeli titullare ne Europa League

Legjionaret

Hamdi Salihi dhe Kristi Vangjeli dy futbollistet e kombetares shqiptare te futbollit do te ndezin motoret per te zbritur sot ne fushe ne ndeshjet e katerta ne grupet perkatese te skuadres se tyre te vlefshme per Europa League. Sikurse kane bere te ditur dje mediat gjermane sulmuesi shkodran i Rapidit te Vjenes me ne fund ka mundur te fitoje duelin me kosovarin Atdhe Nuhiu per nje vend ne sulmin e skuadres se njohur austriake gjithnje nese kjo e fundit do te luaje vetem me nje sulmues te mirefillte ne sfiden e sotme ne Ernst-Happel Stadion kunder CSKAS-se se Sofjes. Por eshte alternative e mundshme qe trajneri Peter Pakult te aplikoje nje skeme me dy sulmues. Kjo do te bente qe Nuhiu te zbrese ne fushe perkrah Salihit. Rapidi i Vjenes eshte pjese e Grupit L. Bashke me austriaket ne kete grup bejne pjese edhe portugezet e Portos turqit e Beshiktashit dhe bullgaret e CSKA-se se Sofjes. Klasifikimin e kryeson Porto me 9 pike ndjekin Beshiktashi me 6 Rapidi i Vjenes me 3 dhe CSKA me zero pike. Nderkohe qe mbrojtesi shqiptar i Arisit te Selanikut Kristi Vangjeli do te jete po ashtu titullar i skuadres se tij ne sfiden e sotme ne stadiumin Bay Arena ku do te kryqezoje armet perballe Bajer Leverkusenit. Futbollisti i kombetares ka qene nje nga me te miret ne fushe qe skuadra greke luajti ne shtepi po ndaj gjermaneve dhe kjo beri qe ai te fitoje bluzen e titullarit te padiskutueshem per ne kthim. Klasifikimi i Grupit B kryesohet nga Leverkuseni 5 pike Aris Selanik 4 Atletiko Madridi 4 dhe Rosenborg 3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›