E Shtunë, 31 Tetor 2026

SuperPipo nuk mjafton Reali barazon ne shtese

Inzagi 70 gola thyen rekordin e Gerd Myler. Higuain e Pedro Leon shenojne per spanjollet

Inzagi eshte mbret i Europes por nuk i mjafton Milanit per te mundur Realin e Murinjos i cili ka mundur te barazoje 2-2 vetem ne minutat shtese fale nje goli te talentit Pedro Leon. Pjesa e pare e sfides se San Siros mes kuqezinjve dhe madrileneve ishte mbyllur me rezultatin 0-1 ne favor te skuadres se Zhoze Murinjos. Ne ato 45 minuta u luajt nje ndeshje e bukur e ekuilibruar deri ne minuten e 45 kur blancos-at munden te kalojne ne avantazh fale nje goli te realizuar nga argjentinasi Higuain i cili kishte marre pak sekonda me pare nje asist te mrekullueshem nga bashkekombesi i tij Angel di Maria. Deri ne ate moment Milani kishte mbajtur nen ndikimin e tij nje Real Madrid ne dukje paksa me superior ne vecanti ne 20 minutat e para. Por edhe kuqezinjte i kane pasur rastet e tyre. Madrilenet kane humbur nje mundesi te arte per gol me ane te sulmuesit argjentinas qe do te shenonte me pas. Por ashtu do te provonin edhe Ksabi Alonso me dy gjuajtje nga larg zones. Spanjollet e kane kontrolluar topin me shume se sa italianet. Kuqezinjte kane qene vazhdimisht pjese e ndeshjes por kane rrezikuar ne me shume se ne nje rast. Ne pjesen e pare ka qene ne hije Ronaldinjo. Pato dhe Ibrahimovic kane treguar me shume deshire dhe ne disa momente te lojes kane qene vertet te rrezikshem suedezi i ka shkuar dy here shume prane golit te avantazhit. Gjuajtja e pare perfundoi ne trupin e Kasijasit ndersa e dyta ishte nje palonete qe shkoi shume larg kuadratit te portes. Ne fund te pjeses se pare erdhi goli i Higuain. Por Milani ekziston. Kete e tregon ne pjesen e dyte. Pak pas rifillimit te lojes largon Ronaldinjon dhe hedh ne fushe Inzagin. Dhe eshte pikerisht ky i fundit qe realizon golin e barazimit nje kros i Ibrahimovic nuk ndalet mire nga Kasijas dhe sulmuesi 37-vjecar i kuqezinjve eshte gjithmone aty i pambuluar nga mbrojtja madrilene dhe nuk e ka te veshtire te shenoje golin e 69 ne Kupat e Europes. Pikerisht super-Pipos i ishte trembur Murinjo ne ndeshjen e pare dhe kishte pasur te drejte. Eumlshte serish Inzagi ai qe realizon 10 minuta me vone edhe golin e 2-1-shit dhe te 70mdashin personal ne Europe. Minutat ne vazhdim ofrojne nje loje te bukur por ne shtese Pedro Leon i hoqi Milanit fitoren nga duart pasi barazoi 2-2. Reali nuk mundet te thyeje edhe kete here tabune San Siro. Fitojne te medhenjte e tjere Roma Bajerni Celsi e Marseja. Ndersa humbasin ne transferte Ajaksi dhe Arsenali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›